Plagosën me thikë shqiptarin në fast-food, pranga dy autorëve

580
Dy shtetas egjiptianë janë arrestuar ditën e sotme nga policia italiane pasi akuzohen se plagosën një 30-vjeçar shqiptar.
Ngjarja në fjalë ndodhi në 12 dhjetor të vitit të kaluar në një McDonald pranë sheshit ‘Piazza Duomo’ në Milano. Mësohet se shqiptari, ka qenë në shënjestër nga një grup prej rreth dhjetë të rinjsh me origjinë nga Afrika Veriore.
‘Tg24.sky’ shkruan se sherri ndodhi brenda fast-foodit, pasi grupi i të rinjve nisi të fyente shqiptarin. Por pasi ndërhyri një oficer i sigurisë, personat ishin dëbuar. Ndërkohë në katin e parë të objektit autorët nisën të sulmin të riun, me grushte dhe shkelma, ndërsa njëri prej tyre nxori thikën dhe e goditi tre herë të atë. Tashmë të rinjtë egjiptianë ndodhen në burg, në pritje të dënimit.
Sigal