Plagosën me armë zjarri 23-vjeçarin në Dibër, pranga njërit prej tre vëllezërve

721
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Nezhaj, Njësia Administrative Zall-Dardhë të Dibrës. Tre vëllezër të armatosur kanë qëlluar në drejtim të një personi, duke e plagosur rëndë.
Ende nuk bëhet i ditur identiteti i të plagosurit, i cili është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në kryqytet.
Sakaq, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, si dhe kapjen e autorëve.
NJOFTIMI I POLICISE
Me datë 06.04.2018, rreth orës 20.00, është marrë njoftim se në fshatin Nezhaj, njesia Administrative Zall-Dardhë, Dibër, se në oborrin e banesës së tij është qëlluar me armë zjarri shtetasi E.Ç, rreth 23 vjeç, banues në fshatin Nezhaj.
I dëmtuari po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës, Tiranë, në gjendje të rëndë.
Policia e Dibrës me të marrë njoftimin, ka shkuar menjëherë në vendngjarje.
Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale, të kryera nga ekspert të policisë së Dibrës, është arritur të identifikohet dhe kapet në kohë rekord autori i dyshuar i ngjarjes , shtetasi Rr.K, 25 vjeç.
Në këtë ngjarje dyshohet se janë përfshirë dhe vëllezërit e shtetasit Rr.K, shtetasit K.K. 35 vjeç, A.K, 27 vjeç, ku po krihet zona për kapjen e tyre.
Nga hetimet paraprake dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta.
Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 4 gëzhoja dhe 1 plumb i pa plasur.
Disa metra larg vendit të ngjarjes është gjetur arma e zjarrit tip automatik, që dyshohet se është përdorur nga autorët.
Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Sigal