Plagosen dy punëtorë turq pas shembjes së një pjesë e tunelit të Hec-it në Moglicë

458
Një pjesë e tunelit të një Hec-i në Moglicë të Elbasanit është shembur dhe si pasojë dy punëtorë janë dëmtuar lehtë.
Sipas policisë të Elbasanit dy punonjësit ishin shtetas turq dhe ndodheshin brenda tunelit të Hec-it në momentin e shembjes.
Menjëherë pas ngjarjes një grup hetimor u nis drejt vendit të ngjarjes për të zbulur rrethanat.
Dy personat e dëmtuar u dërguan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Sigal