Një ngjarje e rëndë është shënuar në Shkodër, ku një tren i mallrave përplaset me një automjet, e për pasojë janë plagosur tre persona. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme.
Nga të dhënat paraprake mësohet se treni i mallrave i linjës Tiranë- Bajzë-Podgoricë, ndërsa ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit. Sakaq, bëhet e ditur se i plagosuri, i cili udhëtonte me 2 anëtarë të tjerë të familjes, oficeri policie ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Ndërkaq, policia vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje.