Plagos me thikë xhaxhain dhe tentoi t’i djeg banesën me benzinë, pranga 26-vjeçarit (Emri)

607
Një ngjarje e rëndë është shënuar në një fshat të Librazhdit, ku nipi ka tentuar të vrasë xhaxhain.
Burime zyrtare bënë me dije se Besnik Zika, 26 vjeç, banues në Durrës akuzohet se në fshatin Përvallë për shkak të konflikteve të pronësisë dyshohet të ketë tentuar të djeg me benzinë banesën e xhaxhait të tij, shtetasit M.Z., 70 vjeç dhe më pas dyshohet ta ketë goditur me thikë. Po ashtu thuhet se shtetasi M.Z., pasi mori ndihmën mjekësore në spitalin e Librazhdit, u largua në banesë.

Gjithashtu dyshohet të ketë goditur me grushta bashkëshorten e xhaxhait shtetasen I.Z., 63 vjeçe dhe nusen e djalit të xhaxhait shtetasen A.Z., 36 vjeçe banuese në fshatin Përvallë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale

“Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr, mbetur në tentativë” parashikuar nga nenet 130/a/3, 151 dhe 22 të Kodit Penal.
Sigal