Plagos me thikë bashkëshorten 51-vjeçare, arrestohet autori në Lezhë

550
Një 53-vjeçar nga Lezha ka goditur me thikë bashkëshorten e tij, duke e plagosur rëndë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Skënderbeg” të këtij qyteti. Gruaja me inicialet S.P, 51 vjeç, është dërguar menjëherë në spital, por për shkak të gjendjes së saj të rëndë shëndetësore është transportuar drejt Tiranës.
Sakaq në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, kanë arrestuar shtetasin Tom Pllumi, i cili tentoi të vrasë gruan e tij. Uniformat blu kanën nisur ndërkaq hetimet për motivet e kësaj ngjarje.
Sigal