Plagos hajdutin pasi tentojnë të vjedhin ‘TAP’, arrestohen nga policia, ja emrat

531
Kanë tentuar të vjedhin në objektib e gazsjellësit TAP por janë qëlluar me armë nga roja e objektit. Menjëherë policia ka reaguar duke arrestuar përsonat që tentuan vjedhjen por edhe rojen e objektit për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Në njoftimin e policisë së Beratit thuhet se:
Policia e Beratit arreston në flagrancë dy autorët që tentuan të kryenin vjedhje, për veprën penale “Vjedhje e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim”
Arrestohet edhe roja i parkingut të gazsjellësit për “Plagosje të rëndë me dashje”.
Specialistët e Seksionit për Krimet ndaj Jetës dhe Lirisë së presonit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
• Klodian Salillari, 38 vjeç banues në Gradisht, Poliçan.
• Shefit Muço, 57 vjeç, banues në Vërtop , Poliçan.
• Arjan Xhanari, 18 vjeç, banues në Vërtop, Poliçan.
Më datë 20.04.2018, rreth orës 23:00 shtetasit Shefit Muço dhe Arjan Xhanari kanë tentuar të vjedhin naftë në makineritë e parkuara në objektin e gazësjellësit në fshatin Mbrakull. 
Gjatë tentativës për të kryer vjedhjen janë pikasur nga roja i objektit Kodian Salillari i cili ka qëlluar me armë gjahu në drejtim të tyre ku si pasojë është plagosur jashtë rrezikut për jetën shtetasi Shefit Muço.
Roja i objektit Klodian Salillari është larguar më pas nga objekti dhe ka fshehur armën e gjahut në banesë, por u gjet gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në banesën e tij. 
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e dyshuar e krimit një pushkë gjuetie dhe 17 fishekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për shtetasin Klodian Salillari, i dyshuar për veprën penale, “Plagosje e rëndë me dashje“, “Mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive“, parashikuara nga nenet 88 dhe 280, dhe për për shtetasit Shefit Muço, Arjan Xhinari, për veprën penale “Vjedhje e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim”.
Sigal