Plagos fqinjën dhe kanos me çifte të shoqin e saj, arrestohet 36-vjeçari në Korçë (Emri)

536
Policia në Korçe ka arrestuar një 36-vjecar, pasi për motive të dobëta ka plagosur me sende të forta fqinjen e tij dhe ka kanosur me armë gjahu burrin e saj. Në pranga ka përfunduar Genci Firaj, 36 vjeç, banues në Dvoran.
Sipas policisë, arrestimi i tij u bë pasi në fshatin Dvoran, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur lehtë me sende të forta fqinjën e tij shtetasen F.B, 64 vjeçe, banuese në Dvoran dhe më pas ka kanosur me armë gjahu të cilën e posedonte pa leje, bashkëshortin e saj shtetasin R.B, 59 vjeç.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e gjahut tip çifte. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.
Sigal