Plagos 5 herë me thikë një 50-vjeçar, shkak sherri për bastet

436
TIRANË – Një 48-vjeçar u arrestua në flagrancë nga policia e kryeqytetit pasi plagosi me thikë një 50-vjeçar pas një konflikti të çastit ndërsa ndodheshin në një lokal bastesh.
Arben Doka u arrestua nga efektivët e komisariatit numër 5 në rrugën “Fushë Kërçik në Babrru, pasi goditi 5 herë në pjesë të ndryshme të trupit 50-vjeçarin me inicialet Sh.K.
Ai ndodhet në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza jashtë rrezikut për jetën.
Policia sekustroi thikën me të cilën Doka qëlloi personin tjetër pas një sherri që mesa duket ka të bëjë me bastet. 
Sigal