“Pjesëmarrje në grupe terroriste”, arrestohen 2 persona në Kosovë

398
Policia e Kosovës ka arrestuar dje tre persona të cilët dyshohen për vepër penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste” neni 143 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, e mbetur në tentativë.
Të dyshuarit janë arrestuar në pikën kufitare të Hanit të Elezit, pasi që në bashkëpunim janë kthyer nga autoritetet turke përmes Republikës së Maqedonisë.
Lidhur me këtë rast është njoftuar prokurori kompetent dhe me autorizimin e këtij të fundit janë intervistuar tre (3) të dyshuarit dhe gjithashtu si vazhdimësi e hetimeve më urdhër të prokurorit dhe të gjyqtarit të procedurës paraprake janë bastisur edhe dy lokacione të të dyshuarve.
Gjatë bastisjes në këto dy lokacione janë gjetur dëshmi relevante të cilat ndërlidhen me rastin dhe gjithashtu ndihmojnë në vazhdimësinë e hetimeve të këtij rasti.
Me urdhër të prokurorit të tre personat e dyshuar janë ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, deri në paraqitjen pranë gjykatës kompetente.
Sigal