Piu fostoksinë, ndërron jetë në spital 20-vjeçarja nga Tirana

627
Një 20-vjeçare nga Tirana i ka dhënë fundi jetës pasi kishte pirë fostoksinë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se ngjarja ndodhi dje në Kashar.
Të njëjtat burime theksuan se shtetësia me inicialet A.K, u dërgua me urgjencë në spital, ndërsa ajo humbi jetën rreth orës 21:30.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 13.03.2018, në Kashar, në banesë, është vetëhelmuar me fostoksinë shtetësia A.K, vjeçe 20, e cila rreth orës 21.30, vdiq në spital. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.
Sigal