Pistoletë pa leje, polici nga Kukësi arrestohet nga kolegët e Lezhës

685
Një efektiv policie dhe një shtetas tjetër kanë rënë në prangat e policisë së Lezhës për armëmbajtje pa leje.
Në pranga ka rënë punonjësi i Policisë, Nënkomisar Armand Myrta, 41 vjeç, me detyrë specialist për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës si dhe shtetasi Petrit Dema, 33 vjeç.
Arrestimi i tyre u bë pasi në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Milotit”, gjatë kontrollit të automjetit tip “Mercedes Benz” me targa AA 350 MB me drejtues Nënkomisar Armand Myrta, ku udhëtonte dhe shtetasi Petrit Dema, në sediljen e pasagjerit u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë.
Pas kryerjes së veprimeve paraprake hetimore materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprën penale të “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve dhe municioneve”
Sigal