Piloti i avionit të rrëzuar në Divjakë, dënohet me 15 vjet burg

584
Gjykata e Krimeve të Rënda dënon me 15 vjet burg pilotin Italian Giorgio Riformato.
Kjo ishte masa e dënimit që kërkoi dhe Prokuroria për Krime të Rënda për pilotin Italian avioni i të cilit u rrëzua në muajin maj të vitit 2014, në plazhin e Divjakës.
Riformato akuzohet për trafik droge, akuzë të cilën ai e ka mohuar në seancat e kaluara.
Para trupit gjykues, piloti Italian e argumenton vizitën e tij në vendin tonë për qëllime biznesi në fushën e turizimit, dhe se kishtë marrë lejen e duhur për të fluturuar. Ndërkohë, ulja e avionit, sipas tij, erdhi për shkak të turbulencave të ajrit.
Procesi ndaj Riformatos po zhvillohet i ndarë nga Saimir Bajrami dhe të pandehurve të tjerë, të cilët u gjykuan me procedurë të përshpejtuar, pasi kanë pranuar akuzat e ngritura ndaj tyre.
Sigal