Pi fostoksinë, 21-vjeçarja nga Klosi i jep fund jetës

646
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Klos, ku një vajzë e re i ka dhënë fund jetës. Ngjarja e rëndë është regjistruar në fshatin Bershi.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasja me inicialet S.K., 21 vjeçe, ka konsumuar fostoksinë dy ditë më parë. Mësohet se ajo është gjetur në gjendje të rëndë nga familjarë në banesën e saj dhe më pas është dërguar në spital. Pavarësisht ndihmës së dhënë, e reja nuk mundi të mbijetonte.
Sakaq, materialet për rastin u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat, për veprën penale ‘shkaktimi i vetëvrasjes’.
Sigal