Pezullohet policja, transportonte speca me makinën e punës

419
Të shfrytëzosh për qëllime personale mjetet e punës nuk është gjë e re, por ky rast që është shënuar në Kosovë është i rrallë. Mediat në Kosovë raportojnë se një punonjëse policie, identiteti i të cilës nuk është bërë publik, është pezulluar për dy ditë nga puna për shkak se ka keqpërdorur mjetin zyrtar të komisariatit.
Efektivja në fjalë kishte shkuar në treg në Komunën e Vitisë, për të blerë speca.
Zëdhënësi i Policisë së Gjilanit, Ismet Hashani, tha për “Express” se efektivja është pezulluar ndërkohë që hetimet vazhdojnë.
“Pas raportimit për keqpërdorim të veturës zyrtare kanë filluar hetimet dhe është identifikuar zyrtarja e policisë, e cila është nga Stacioini Policor i Kllokotit”, tha ai.
Sigal