Pezullohen nga detyra 2 punonjës policie, pajisën me pasaportë të shpallurin në kërkim

560
Strukturat e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA) Elbasan në bashkëpunim me Prokurorinë, pas një hetimi disa mujor proceduan penalisht 2 punonjës policie në Drejtorinë Vendore në Elbasan me akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Nga hetimet rezultoi se punonjësit e Policisë Inspektor F.B., me detyrë SPZ pranë Komisariatit Elbasan dhe Inspektor K.J., me detyrë SPZ pranë Stacionit të Policisë Belsh, nëpërmjet kryerjes së veprimeve në kundërshtim të hapur me ligjin, lejuan pajisjen me pasaportë biometrike të shtetasit A.D., i dënuar me vendim gjykate dhe i shpallur në kërkim.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan caktoi ndaj dy efektivëve të policisë masën e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 243 i Kodit Procedurës Penale.
Hetimet vijojnë për të zbuluar nëse ka punonjës apo struktura të tjera në përfshirë në aktivitet të kundraligjshëm.
Sigal