Pëson infarkt teksa po i jepte makinës… humb jetën vlonjati 54 vjeçar!

31
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në rrugën pranë fshatit Drashovicë në Vlorë, ku një 54 vjeçar ka mbetur i vdekur.
Makina e shtetasit Abedin Boraku ka dalë nga rruga. Pavarësisht aksidentit, 54 vjeçari nuk ka vdekur nga impakti por nga një atak kardiak, i cili ka sjellë dhe vdekjen e tij e po ashtu humbjen e kontrollit të makinës.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje së bashku me ambulancën, por fatkeqësisht për 54 vjeçarin ka qenë shumë vonë, pasi ai ka humbur jetën gjatë transportit për në spitalin e Vlorës.