Peshkimi me eksploziv, arrestohet në flagrancë 39 vjeçari

482
Sot nga Seksioni për hetimin dhe parandalimin e krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Arben Rakaj, 39 vjeç, banues në Shënkollë. Ky shtetas është kapur në flagrancë në vendin e quajtur Gryka e Vainit, në Lezhë, duke kryer gjueti peshkimi të paligjshme me eksploziv të përgatitur në mënyrë artizanale në banesen e tij. Në cilësinë e proves materiale iu sekuestrua një shishe me lëndë eksplozive nitrat me kapsolle donatore dhe fitil zjarr përcjellës të pa shpërthyer. Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive” dhe “Peshkimi i ndaluar”.
Sigal