Pesë shqiptarë të plagosur nga tërmeti në Itali

450
Ka arritur në 24 numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm që goditi Italinë në rajonin e Lazios. Ndërkaq, mediat italiane raportojnë se pesë shtetas shqiptarë janë plagosur nga tërmeti i orëve të para të mëngjesit. Pesë shqiptarët jetonin në qytetin Amatrice dhe të gjithë ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Mes të plagosurve shqiptarë mesohet të ndodhet edhe një grua. Gruaja e plagosur ndodhet momentalisht në sallën e operacionit ku po i jepet ndihma mjekësore.
Një orë më parë Ministria jonë e Jashtme pati deklaruar se nuk kishte të dhëna për shqiptarë të plagosur në zonat e prekura nga tërmeti.
Sigal