Pesë persona përmbysen me makinë në aksin Korçë – Kapshticë

413
Një makinë me pesë persona në bord ka dalë nga rruga në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Korçë-Kapshticë, në afërsi të Zvezdës. Të gjithë janë plagosur, njeri prej tyre më rëndë nga përmbysja e makinës.

Makina ishte një “Nissan” me targa greke e drejtuar nga Q.T, 47 vjeç, banues në Cërrik. Policia e Korçës tha se “janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe 4 pasagjerë shtetasit B.T, 49 vjeç; F.T, 46 vjeç, S.T, 19 vjeç banues në Cërrik dhe E.M, 35 vjeç, banues në Gramsh, të cilët u transportuan në Spitalin e Korçës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore ku shtetasi B.T, aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore”.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.
Sigal