Pesë nxënës nga Cërriku denoncojnë: Mësuesja na dhunoi fizikisht dhe na ofendoi

399
Sigal

Pesë fëmijë nga Cërriku denoncojnë dhunën e mësueses së tyre. Nxënësit e klasës së 5-të të shkollës “7 Marsi” në Cërrik. Ata thonë se i janë drejtuar Tiranës pa dijeninë e prindërve. “Ajo na tha se jeni mizerje fëmijësh. Nuk dini të silleni. Nuk dini të mësoni. Ne u ankuam te drejtoresha. Mësuesja na ka ofenduar”, thotë njëri nga nxënësit. Ata tregojnë se mëngjesin e sotëm ata kanë shkuar në shkollë si çdo ditë, por ata janë fyer nga mësuesja, e cila sipas tyre ka dyshuar se ata i kanë bërë video dhe foto. Pas kësaj ata i kanë treguar mësues kujdestare dhe i kanë thënë se do të nisen drejt Tiranës për të denoncuar rastin. Ata kanë marrë një taksi, të cilën ua ka paguar mësuesja e tyre, raporton news24. Nxënësit thonë se prindërit e tyre i janë drejtuar me një letër drejtorisë Arsimore dhe drejtoreshës.