Përplasje në burgun grek, shqiptarët nxjerrin thikat, plagosen tre. Dyshohet larje hesapesh

535
Një sherr me thika në burgun grek të Trikallas ka përfunduar me plagosjen e tre shqiptarëve. Mediat greke shkruajnë se shqiptarët kanë nxjerrë thikat dhe janë përleshur me njeri-tjetrin.
Bëhet fjalë për të burgosurit e dy qelive të ndryshme të sektorit B. Tre të burgosur, të gjithë shqiptarë janë plagosur me thikë.
Një prej tyre, 34-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa dy të tjerët në gjendje më të mirë shëndetësore. Paraprakisht dyshohet për larje hesapesh, shkruan zougla.gr .
Sigal