Përplasje mes prindërve tek urgjenca e pediatrisë në QSUT, njëri prej tyre nxjerr armën

623
Një përplasje me armë ka ndodhur tek Pediatria në QSUT. Përplasja ka ndodhur mes dy prindërve në urgjencën e Pediatrisë. Njëri prej prindërve ka nxjerrë armën.
Shkak dyshohet se kanë qenë radhët e gjata. Situata ka shkaktuar panik tek pacientët e tjerë dhe njerëzit që ndodheshin në spital. Policia ka shoqëruar në Komisariat dy prindërit. Fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Sigal