Përplasja në KZAZ-në e Kavajës, gjykata lë në burg dy simpatizantët e opozitës

123

Gjykata e Kavajës ka caktuar sot masën e sigurisë për personat e arrestuar pas incidentit të ndodhur në KZAZ-në e këtij qytetit.

Gjykata ka vendosur “arrest me burg” për shtetasit Arben Xhihani dhe Ervin Baklli.
Ndërkohë, që shtetasi Daut Elmazi është në lënë “arrest shtëpie”, kurse Demir Bukova në “detyrim paraqitje”.

Kujtojmë që pak ditë më parë, situata u tensionua së tepërmi në KZAZ-ën e Kavajës.

Simpatizantët e opozitës u përplasën fizikisht me efektivët e Policisë së Shtetit, duke bërë që këta të fundit të hidhnin gaz lotsjellës, spraj dhe ujë me presion për të shpërndarë qytetarët, të cilët kërkonin lirimin e ambienteve të KZAZ nga materialet zgjedhore.