Përplasja me armë në Tiranë/ Policia publikon emrin e të plagosurit

496
Sigal

Pak minuta më parë, në rrugën “Gjin Kuqali” në Tiranë, ka patur një përplasje me armë zjarri, ku për pasojë ka patur një të plagosur.

ka ndodhur në rrugën “Gjik Kuqali”, ndërsa i plagosuri që ka marrë plumbë në këmbë, fatmirësisht, raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Ai është një 26-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur, dhe tashmë ndodhet në spital për trajtim mjekësor.

Sipas njoftimit paraprak të mPolicisë së Tiranës, ka patur një shkëmbim zjarri mes dy makinave, ndërsa nuk dihet ende nëse i riu i plagosur është përfshirë në konflikt apo jo.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 21:50, në zonën e Komunës së Parisit, është plagosur me armë zjarri (në këmbë), në rrethana ende të paqarta shtetasi E.K, 26 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.