Ka rënë në prangat e Policisë një 24-vjeçar i cili dyshohet se ka aksidentuar për vdekje mbrëmjen e kaluar 22-vjeçarin A.Xhafa ku pas aksidentit ai është larguar nga vendi i ngjarjes.
Bëhet fjalë shtetasin me iniciale A.B. 24-vjeç banues në Pojan të Fierit.
A.Xhafa u gjet mbrëmë i pajetë në një kanal në fshatin Hoxharë e Vjetër të Njësisë Administrative Dërmenas. Trupi i tij u gjet nga familjarët të cilët e kanë dërguar në spital por që nuk ka mundur të mbijetojë.