Përplasi për vdekje të miturin në bulevard dhe u arratis, arrestohet 19-vjeçari në Tiranë (Emri)

72
Një ditë më parë një 14-vjeçar u përplas për vdekje në bulevardin “Gjergj Fishta” në kryeqytet, ndërsa autori i ngjarjes u arratis. Por sot policia e Tiranës ka mundur të arrestojë shtetasin Kejvin Bliu, 19 vjeç, banues në Tiranë.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i ngjarjes”.