Përplaset për vdekje këmbësori në autostradën Tiranë-Durrës

478
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes në vendin e quajtur “Mbikalimi i Fllakës”. Sipas policisë mësohet se si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një këmbësor rreth 40 vjeç i seksit mashkull, ende i paidentifikuar.
Si pasojë e përplasjes së fortë dhe plagëve të marra 40-vjeçari ka ndërruar jetë, ndërkohë është vënë në pranga drejtuesi i mjetit shtetasi Kushtrim Ismalaj, 26 vjeç, banues në Durrës, i cili drejtonte mjetin tip ‘Ford’ me targa AA 630 FF. Specialistët për Krimet po punojnë për identifikimin e viktimës dhe shkaqet e aksidentit. 
Sigal