Përplaset makina, nëna e tre fëmijëve në gjendje të rëndë

471
Një shqiptare 20 vjeçe, nënë e tre fëmijëve, ka mbetur e plagosur rëndë në një aksident të ndodhur rreh orës 17 në Trevi, raportojnë mediat italiane. Shqiptarja, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, lëvizte e vetme me një makinë tip “Ford station wagon” që ka përfunduar duke u përplasur me një pemë anë rrugës.
Parakolpi i makinës është shkatërruar. Një kalimtar ka lajmëruar ambulancën dhe gruaja është transportuar në spital. Raportohet se ajo ka pësuar fraktura në pjesën e legenit.
Në vendngjarje shkuan edhe karabinierët dhe një hetim ka nisur lidhur me ngjarjen.
Sigal