Përplaset makina me autobusin në Levan-Tepelenë, dy të vdekur dhe katër të plagosur

473
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Levan-Tepelenë, pranë fshatit Varibob. Raportohet se të paktën dy persona kanë humbur jetën, ndërsa katër të tjerë mendohet të jenë plagosur. Në vendngjarje ndodhen policia dhe ambulanca dhe po kryejnë hetimet për zbardhjen e këtij aksidenti të rëndë.

Fillimisht një mjet është përplasur me një motor, ndërsa më pas në aksident janë përfshirë edhe pasagjerët e një autobusi, i cili ishte i ndaluar.

Mësohet se pasagjerët e autobusit kanë zbritur për të parë nëse ka vdekur njeri në aksidentin e sapondodhur, po për fatin e tyre të keq në atë moment një tjetër automjet ka marrë përpara të paktën gjashtë persona, të cilët ishin në këmbë. Menjëherë pas incidentit të dytë, policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit që përplasi pasagjerët e autobusit.