Përplasen tre makina tek Kryqëzimi i Shënkollit

633
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Milot, tek Kryqëzimi i Shënkollit ku u përfshinë 3 automjete dhe një person mbeti i plagosur lehtë.
Automjeti me targa AA 550 GO me drejtues A.M., ku dyshohet se si pasojë e mos ruajtjes së distancës, është përplasur me mjetin me targa AA 770 RF me drejtues D.N.
Gjithashtu, mjeti me targa AA770RF me drejtues D.N., si pasojë e përplasjes nga mjeti me targa AA550GO, është përplasur lehtë me mjetin me targa AA 558EY të drejtuar nga i A.G.
Si pasoje e këtyre përplasjeve , është lënduar vetëm A.M.,i cili është dërguar në spitalin Rajonal Lezhë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën .
“Lëvizja në këtë aks rrugor është e lirë dhe po menaxhohet nga shërbimet e Policisë Rrugore. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve te aksidentit”, thotë policia në një njoftim zyrtar.
Sigal