Përplasen tre makina në Tiranë, asnjë i lënduar

469
Tre makina janë përplasur gjatë paradites së sotme, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale. Në aksident janë përfshirë automjetet “Mercedes-Benz”, “Audi” dhe “Alfa Romeo”, dhe kjo është shënuar në zonën e Ibës në Tiranë. Shkak mendohet se ka qenë një pakujdesi e drejtuesve të automjeteve. Për shkak të aksidentit është bllokuar për disa çaste qarkullimi i mjeteve.
Sigal