Përplasen me makina, shqiptari del dhe ther me thikë grekun

580
Një aksident mes dy automjeteve që drejtoheshin nga një shqiptar dhe një grek ka ndodhur mëngjesin e së shtunën në Kretë.
Pasi makinat janë përplasur me njëra- tjetrën, drejtuesit e tyre kanë dalë jashtë dhe kanë filluar të grinden me njëri-tjetrin.
Më pas, sherri ka degraduar në dhunë, ku mësohet se shqiptari ka goditur me thikë disa herë shtetasin grek dhe shokun e tij.
Sipas raportimeve të bëra nga mediat greke, shqiptari pasi ka qëlluar me thikë është larguar nga vendngjarja.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes, ndërsa dy grekët e plagosur janë dërguar në spital.
Sigal