Përplasen dy urbanë tek Kthesa e Kamzës, 6 pasagjerë përfundojnë në spital

79

Një aksident është shënuar ditën e sotme në Tiranë, ku dy autobusë janë përplasur e për pasojë kanë mbetur të lënduar 6 pasagjerë. Ngjarja ndodhi tek ‘Kthesa e Kamzës’. Mësohet se në aksident janë përfshirë dy urbanë të linjës Tiranë-Kamzës. “BalkanWeb’ bën me dije se personat e lënduar janë transportuar në spital.

Ndërkohë, shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po kryhejnë veprimet e mëtejshme hetimore për zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të përplasjes.

Informacion Paraprak
Më datë 22.06.2018, rreth orës 08:10, tek kthesa e Kamzës janë përplasur dy autobuza të linjës “Tiranë – Kamëz” me targë AA628 GC, me drejtues shtetasin K. A., 43 vjeç dhe me targë AA 958 LN, me drejtues shtetasin S. R., 40 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore në SQU shtetasit, A. P., 22 vjeçe, S. R., 43 vjeç, V. H., 23 vjeç, S. K., 53 vjeç, K. G., 19 vjeçe dhe E. L., 22 vjeçe ( të gjithë pasagjer në dy autobusat e linjës “Kamëz-Tiranë ).

Shërbimet e policisë dhe drejtuesit e autobusave ndodhen në vendngjarje, po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore për zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të përplasjes.