Përplasen dy mjete në Korçë, plagoset një nga shoferët

423
Një aksident ka ndodhur në afërsi të fshatit Dvoran, në rrugën nacionale Korçë-Ersekë, e për pasojë mbeti i plagosur një nga shoferët. Mësohet se në aksident janë përfshirë dy mjete, konkretisht mjeti tip “Jeep” me targë AA 774 OK që i përket firmës TAP dhe nje mjet tip “Volkswagen” me targë AA 302 JV.
Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit tip “Volkswagen” shtetasi B.B, rreth 29 vjeç, nga Durrësi, i cili është transportuar në Spitalin e Korçës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ku aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Sigal