Përplasen dy makina në Tepelenë, plagoset nëna dhe vajza e mitur

598
Dy persona të plagosur ka qenë bilanci i një aksidenti që ndodhi sot në Tepelenë. Ngjarja në fjalë ndodhi në fshatin Toç, e për pasojë mbetën të plagosur nëna dhe vajza e mitur.
Burime zyrtare bënë të ditur se mjeti tip “Skoda” me drejtues J.B, 38 vjeç, banues në Tiranë, është përplasur me mjetin tjetër tip “Seat”, që po drejtohej nga D.D, 43 vjeç.
Të njëjtat burime theksuan se për pasojë kanë mbetur të plagosur bashkëshortja e drejtuesit të mjetit “Skoda”, konkretisht shtetasja me inicialet I.B, 32 vjeç dhe vajza e mitur 5 vjeç. Aktualisht ato janë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Sigal