Përplasen dy makina në Lezhë, plagoset rëndë 3-vjeçari

415
Një aksident i rëndë rrugor ndodhi në hyrje të qytetit të Lezhës. Tre pjesëtarë të një familje mbetën të plagosur, ndërsa një fëmijë 3 vjeç raportohet se ndodhet në gjendje më të rëndë shëndetësore. Dy makina u përplasën me njëra-tjetrën në hyrje të qytetit, ndërsa tre pjesëtarët e familjes Selimi që udhëtonin në njërin nga automjetet mbetën të plagosur. Ende nuk bëhen të ditur shkaqet e këtij aksidenti, por paraprakisht raportohet se dy mjetet e përfshira në aksident ishin duke udhëtuar me shpejtësi tej normave të lejuara të qarkullimit rrugor.
Sigal