Përplasen dy makina në Gjirokastër-Tepelenë, plagosen dy persona

508
Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë. Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, dhe për pasojë janë plagosur dy persona, të cilët janë dërguar në Spitalin e Gjirokastrës, ku po marrin mjekim.
Nga informacionet paraprake mësohet se njëri nga të plagosurit ndodhet në gjendje të rëndë.
Sakaq, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, dhe menjëherë nisi puna për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
Sigal