Përplasen dy makina në aksin Lezhë-Shkodër, plagosen 3 persona

480
Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lezhë-Shkodër. Dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin, duke lënë të plagosur tre persona. Të plagosurit janë dërguar në spital dhe ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore. Ndërkohë, forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e detajeve. Nga përplasja e makinave është bllokuar për disa minuta aksi rrugor.
Sigal