Përplasen dy automjete, njëri digjet, në një aksident në Thumanë

533
Një automjet me targa malazeze është përplasur me një autoveturë shqiptare rreth orës 10:30 të së shtunës në autostradën Fushkrujë-Milot, në vendin e quajtur Thumanë.
Në makinën tip Audi me targa PG AH982 që vinte nga Mali Zi udhëtonin 5 persona të cilët kanë marrë vetëm dëmtime të lehta, ndërsa si pasojë e aksidentit automjeti është djegur plotësisht.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe zjarrëfikëse por në momentin e mbërritjes makina ishte shkrumbuar plotësisht. Nga hetimet paraprake shkak i aksidentit dyshohet se është bërë lagështia e terrenit dhe shpejtësia e lartë. Ndërkoh për shkak të aksidentit, në të dyja anët e autostradës është krijuar një varg makinash rreth 5 km.
Sigal