Përplasen dy automjete në aksin Tiranë-Durrës, plagosen rëndë dy persona

522
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 15:45 në autostradën Tiranë-Durrës. Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në afërsi të Maminasit dhe për pasojë janë plagosur rëndë dy persona. Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Traumës ku sipas policisë dhe bluzave të bardha janë në gjendje të rëndë. Në vendin e ngjarje ndodhen forcat e policisë që po hetojnë për rrethanat e këtij aksidenti.
Sigal