Përplasen dy automjete, 3 të plagosur…

26
Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në autostradën Levan-Vlorë. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të Novoselës, ndërsa janë përfshirë në të 2 automjete.
Nga raportimet e para mësohet se një Fiat me targa AA430MC ka aksidentuar një makinë tip Opel me targa AA186DV.
Si pasojë e aksidentit janë plagosur 3 persona, njëri prej të cilëve në gjëndje të rëndë. Shkak i aksidentit dyshohet se është bërë shpejtësia e madhe me të cilën po udhëtonin mjetet.