Përplasen dy autobusë dhe një makinë, radhë 3 km në autostradën Durrës-Tiranë

475
Një aksident i trefishtë ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Durrës- Tiranë. Si pasojw, është bllokuar rreth 3 km qarkullimi i mjeteve në autostradë, në afërsi të Sukthit, pasi janë përplasur me njëri-tjetrin dy autobusë dhe një makinë.
Aksidenti i trefishtë ka ndodhur rreth orës 17:00 pranë Maminasit, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë, dhe kanë nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.
Sigal