Përplasen automjetet, një person për disa minuta i bllokuar në makinë

417
Tiranë:Një aksident automobilistik është regjistruar në orët e pasdites në rrugën “Riza Cërova” në Tiranë.

Në aksident raportohet se janë përfshirë dy makina, ndërsa përplasja ka qenë e fortë.

Mësohet se për pasojë një person ngeli i bllokuar për disa minuta në një prej makinave të përfshira në aksident.

Policia e mbërritur në vendngjarje nisi hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.
Sigal