Përplasen 2 makina në Krujë, pagosen tre persona

492
Një aksident me pasojën e plagosjes së tre personave ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në aksin Fushë-Krujë- Tiranë. Nga policia mësohet se një mjet tip “Ford”, me targa italiane u përplas me një “Seat”, me targa AA 284 JL. Aksidenti ndodhi në fshatin Larushk dhe policia shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes. Nga kqyrjet paraprake rezulton se janë plagosur Rexhep Xhixha, Osman Cungu dhe Alfred Bardhoku, të cilët u dërguan në qendrën e Traumës në Tiranë, për të marrë ndihmën e parë mjeksore. Si shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë lagështira në rrugë.
Sigal