Përplas për vdekje 58 – vjeçaren, arrestohet shoferi

427
Sigal

Një grua 58- vjeçare ka humbur jeten mbrëmjen e së shtunës në zonë e Laprakës në Tiranë, pasi u
përplas nga një automjet. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:05, në rrugën
“Dritan Hoxha”, tek semafori që kthehesh për në Laprakë.

 Mesohet se një automjet
me targa AA 422 MS, që drejtohej nga shtetasi A. C., ka aksidentuar këmbësoren
A. B., 58 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të
marra.

 

Drejtuesi i mjetit
është ndaluar në flagrancë dhe është shoqëruar nga shërbimet e Qarkullimit
Rrugor Tiranë.