Përplas nënë e bijë me makinë, pranga 44-vjeçari nga Korça

509
Policia Rrugore e Korçës ka arrestuar në flagrancë një 44-vjeçar pasi ka aksidentuar me makinë nënë e bijë. Sipas të dhënave zyrtare është vënë në pranga shtetasi Ardian Hysenllari, banues në Korçë.
44-vjeçari në Bilisht, duke drejtuar mjetin tip “Opel” me targë AA641NL ka aksidentuar dy këmbësore në rrugë, shtetaset E.F., 24 vjeçe dhe nënën e saj N.F., 49 vjeçe, të dyja banuese në Bilisht, të cilat ndodhen në Spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.
Sigal