Përndiqte minorenen prej dy javësh, 26-vjeçari godet policin gjatë përballjes, i gjendet dhe…

63
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 26-vjeccar pasi përndiqte një të mitur por përveç kësaj ka goditur edhe efektivin si dhe i është gjetur një sasi e vogël kanabisi.

Shërbimet e Policisë të Drejtorisë Vendore Tiranë, arrestuan 26-vjeccarin Klauden Muçogllava, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi është kryer, pasi prej dy javësh ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme shtetasen e mitur G.M., 16 vjeçe dhe gjatë përballjes me policinë në banesën e kësaj shtetaseje ka kundërshtuar dhe goditur me mjete të forta punonjësin e policisë, shtetasin A.T., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe bllokua në cilësinë e provës materiale 29 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Përndjekja”, “Kundërshtimi i punonjësit të Rendit Publik” dhe “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”.