Përmet, nëna denoncoi për dhunë në familje, pranga 46-vjeçarit

471
Sigal

Një 46 vjecar është arrestuar nga policia në Përmet, nën akuzën e dhunës në familje. Burime zyrtare të policisë njoftojnë se i arrestuari është Ylli Nasi, 46 vjec, banues në Përmet.

“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka bërë kallëzim nëna e tij 77 vjeçare se në banesën e tyre, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj si dhe ka dëmtuar orenditë shtëpiake.” -thuhet në njoftimin e policisë

Arrestimi i 46 vjecarit u krye nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Përmet, ndërsa materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet për veprime të mëtejshme.