Përmet: E plagosën për t’i vjedhur kanabisin, 2 arrestohen, 4 në kërkim

426
Një person ka mbetur i plagosur ditën e djeshme në fshatin Vërçisht të Përmetit si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, mes tij dhe një banori tjetër të zonës. Ditën e sotme policia ka zbardhur ngjarjen, duke bërë të ditur se plagosja e Gazmir Ibros u bë me qëllim për t’i grabitur lëndën narkotike. Gazmor Ibro u plagos teksa transportonte drogën me mushka. Në kuadër të operacionit “Gostomicka”, policia arrestoi shtetasit Roland Pata e Altin Merdani, ndërsa Ibro u arrestua në spital.

Nga kontrollet në banesën e Ibros u gjet dhe sekuestrua 100 kg marijuanë dhe rreth 2 gramë kokainë, ndërsa në pranga u vu edhe bashkëjetuesja e tij. Policia ka sekuestruar gjithashtu edhe tre automjete, gëzhoja automatiku e pistolete. Vijojnë hetimet për ngjarjen, ndërsa janë shpallur në kërkim shtetasit Stefan Gjoka, Elton Abazaj, Ilirjan Ibro, dhe Fatri Ibro.
Sigal